Rajon & Botë

Arrestohet 3 persona në lidhje me sulmin në Londër

Janë arrestuar edhe tre persona të tjerë në lidhje me sulmin terrorist në Londër, pas bastisjeve nga oficerë të armatosur në lindje të Londrës.

Dy prej tyre u arrestuan nën dyshimin për terrorizëm, ndërsa i treti nën dyshimin për vepra penale të drogës, transmeton Express.

Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me sulmin me thikë të së shtunës, ndërsa vetëm pesë prej tyre mbesin në paraburgim.

Tetë persona janë vrarë kur tre sulmuesit i shkelen këmbësorët me furgon në Urën e Londrës para se t’i thernin me thikë njerëzit nëpër rrugë.

Të tre sulmuesit e vrarë në sulmin e së shtunës janë identifikuar nga policia.

Arrestimet e fundit erdhën pas bastisjeve të oficerëve të njësisë kundër terrorizëm në lindje të Londrës të mërkurën mbrëma./Express/

the authorE B