Aktuale

Arrestohet i dyshuari se i ka vënë zjarrin një veture në lagjen Arbëria

Policia ka arrestuar dje një person në Prishtinë si i dyshuar se më 29 tetor ia kishte vënë zjarrit një veture të markës Mercedes në lagjen “Arbëria”.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi “ në Prishtinë ku është djegur vetura që ishte e parkuar pa kompleksit banesor “Tregtia” në lagjen Arbëria.

Mbrëmë rreth orës 23 policia ka arrestuar të dyshuarin O. B,(1985)  dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të njëjtit i është kontrolluar shtëpia e banimit (banesa).

Gjatë realizimit të hetimeve është kuptuar se personi i dyshuar merret edhe me blerje, posedim ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, ku për këtë është njoftuar njësia përkatëse nga drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, e cila  ka koordinuar dhe bashkëpunuar në realizimin  e veprime hetimore të përbashkëta lidhur me rastin dhe personin e dyshuar.

Fillimisht gjatë kontrollit të personit të dyshuar i është gjetur një qese e vogël me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar si kokainë me peshe 0.4 gram, ndërsa gjatë kontrollit   në banesën e tij e cila gjendej në lagjen Arbëria janë gjetur :  Pesë (5) qese të mbushura me  substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokaine  me    peshe prej  7.4 grame , Dy (2) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshe prej 42.7 grame , një (1) peshore digjitale  dhe një DVR ( video regjistrues) .

Vlen të ceket se në momentin e kontrollit të banesës së personit të dyshuar , brenda në banesë kanë qenë duke qëndruar edhe dy persona D. K. dhe E. B. të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa sa i përket rastit të zjarr vënies, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë, nga i dyshuari është konfiskuar vetura e tipit Mercedes me targa lokale, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale./KosovaPress/