Aktuale

Arrestohet fajdexhiu në Kamenicë

Është arrestuar një person në dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale, fajde.

Siç raporton policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Rogan të Kamenicës më datë  17.07.2016 në ora 10:00.

Ndërsa fajdexhiu është arrestuar më datë 01.11.2016 dhe i  njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /lajmi.net