Aktuale

Arrestohet nxënësi që gjuajti sprej kimik në klasë

Nxënësi i cili kishe hedhur një sprej kimik në klasë, me ç’rast janë lënduar shtatë nxënëse, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nxënëset e lënduara patë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit në prezencë të punëtorit social i njëjti dërgohet në mbajtje./KosovaPress/