Aktuale

Arrestohet për fajde një person në Prishtinë

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale marrje me fajde.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘fajde’”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 4.635.00 euro para të gatshme, 6 armë të shkurta dhe 2 armë të gjata, tri aparate shtëpiza të lojërave si dhe disa dokumente dhe kontrata të ndryshme që lidhen me vepra penale të dyshuara.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe rasti ‘armëmbajtje pa leje’./KosovaPress/