Aktuale

Arrestohet personi që bëri thirrje në Facebook për largimin e targave serbe

Policia ka një person të dyshuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes”.

I njëjti dyshohet se ka shpërndarë në rrjetin social Facebook thirrjen për largimin e dhunshëm të targave serbe nga automjetet.

Policia njofton se pas një pune hetimore i dyshuari është arritur të identifikohet dhe i njëjti pas procedurave është liruar në procedurë të rregullt.

“Është pranuar një informatë se në rrjetin social Facebook është bërë thirrje për largim të dhunshëm të targave serbe nga një person i dyshuar. Lidhur me këtë janë ndërmarr veprime të nevojshëm nga Policia, është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

the authorBurbuqe Metolli