Aktuale

Arrestohet personi që theu xhamat e Qeverisë

Një qytetar në mënyrë demonstrative, ka hedhur gurë në drejtim të objektit të Qeverisë, duke thyer xhamat e hyrjes së këtij objekti.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila tha se sot rreth orës 14:00 në rrugën Fazli Grajqevci është arrestuar personi që ka bërë këtë veprim.