Aktuale

Arrestohet togeri i Policisë së Kosovës, akuzohet për shitblerje të pronave

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjilan një toger të sajin, i identifikuar si Bulent Zenuni dhe noterin Agim Sylejmani, pasi akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare. Ata janë hetuar prej kohësh dhe akuzohen konkretisht për shitblerjen e pronave.

 

Togeri i Policisë së Kosovës, Bulent Zenuni dhe noteri Agim Sylejmani janë arrestuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës.

Insajderi ka mësuar se, pas një hetimi të bërë për disa muaj ndaj një grupi te dyshuar kriminal për veprën penale shpërdorim të detyrës zyrtare, “është arrestuar një toger nga Policia e Kosovës dhe noteri nga Gjilani.

Insajderi ka arritur të mësojë se emrat e të arrestuarve janë togeri i PK-së, Bulent Zenuni dhe noter Agim Syljemani.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se ditëve të ardhshme priten edhe arrestime tjera të personave zyrtar por edhe disa personave të tjerë të përfshirë ne rastin që kaherë është duke u hetuar, raporton Insajderi.

Kryeprokurorit të kësaj prokurorie, Jetish Maloku në Gjilan, përmes telefonit e pohoi arrestimin e tyre, dhe njëkohësisht edhe hetimin e shumë personave në drejtim të veprave penale që ka të bëjë me shitblerjen e pronave me pronarë te ndryshëm serbë e shqiptarë.

Maloku nuk e mohoi e as pohoi nëse do ketë edhe arrestime të zyrtarëve të tjerë për rastin në fjalë.

Prokurori i çështjes nga departamenti për krime të rënda ne PTH ne Gjilan pritet të ushtrojë kërkesë për caktim të paraburgimit ne gjykatën kompetente në Gjilan