Sport

Arrihet marrëveshja, ja ku po transferohet Thiago

Thiago Alcantara do ta vazhdojë karrierën në Premierligës.

Bild raporton se mesfushori i Bayern Munich ka arritur marrëveshje personale për një transferim te Liverpool, përcjell lajmi.net.

Por, megjithëse lojtari është i gatshëm që transferimi të ndodhë, por të dy skuadrat, Bayern Munich dhe Liverpool, kane ende për të bërë për të arritur marrëveshjen.

Bayern raportohet se dëshiron 39 milionë euro për Tihagon, teksa vlera e lojtarit sipas Liverpool është 24 milionë.

29 vjeçari spanjoll, është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2013, dhe në 150 paraqitje ka shënuar 17 gola./Lajmi.net/