Rajon & Botë

Arrin në 23 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Virginia

Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në shtetin e Virginia-s Perëndimore të SHBA-së.
Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Krizave thanë se si rrjedhojë e përmbytjeve që u shkaktuan nga shira të rrëmbyeshëm të cilat zgjatën rreth 7 orë, 23 persona kanë humbur jetën.

Guvernatori i Virginia-s Perëndimore, Earl Ray Tomblin, në një deklaratë ditën e djeshme kishte thënë se si rrjedhojë e kësaj fatkeqësie natyrore 14 persona humbën jetën ndër të cilët dhe një fëmijë 8 vjeçar, raporton (AA).

Tomblin në fjalën e tij e cilësoi si fatkeqësinë më të keqe të 100 viteve të fundit dhe më tej theksoi se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 44 qytete dhe se 150 ushtarë janë dërguar në këto rajone për ti ardhur në ndihmë popullatës.

Ndërsa Sherifi i Greenbrier County, Jan Cahill, e cilësoi si kaos këtë fatkeqësi dhe vuri në dukje se infrastruktura është shkatërruar dhe se urat dhe disa shtëpi janë shembur./