Aktuale

Arrin në Kosovë Behgjet Pacolli

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Pacolli ka qenë duke qëndruar në Zvicër në kohën kur e gjithë bota është duke u ballafaquar me përhapjen e pandemisë Covid-19

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Pacolli, që deri tash ka qëndruar në Zvicër, e ka fajësuar Qeverinë Kurti që po dëshiron ta pengojë në ushtrimin e detyrës së tij si deputet. Ai të martën ka ateruar në Tiranë, ku ka qëndruar një ditë.