Sport

Arsenali e dëshiron Mertens-in

Ekipi i Arsene Wenger dështoi ta transferonte sulmuesin e Napoli-t në afatin kalimtar veror, por synon ta aktivizojë klauzolën e tij në vitin e ardhshëm.

Sipas Calciomercato, Dries Mertens shihej si zëvendësim i Alexis Sanchez-it i cili ishte afër largimit nga ‘Emirates’, por belgu i refuzoi londinezët, duke nënshkruar kontratë të re, e cila e mban në Napoli, deri më 2020, raporton KosovaPress.

Megjithatë, ekipi anglez duket se nuk ka hequr dorë nga Mertensi, pasi në afatin e ardhshëm kalimtar synon ta aktivizojnë klauzolën e 30 vjeçarit, e cila thuhet të jetë 27 milion funta.

Ylli i Napoli-t, po kalon formë fantastike edhe në fillim të këtij sezoni në Serie A, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e para. /KosovaPress/