Sport

Arsenali përgatit ofertë të re për Mustafin

Klubi anglez do të nisë një sulm të ri për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Valencias.

Arsenali është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Shkodran Mustafi shihet si përforcimi i duhur për këtë repart.

Sipas ‘Goal’, Arsene Wenger ka vendosur që të rrisë ofertën për shqiptarin që luan me kombëtaren e Gjermanisë, duke i ofruar Valencias 20 milionë funte, transmeton KosovaPress.

‘Topçinjtë’, kanë probleme të shumta në mbrojtje, pasi që Per Mertesacker do të mungojë disa muaj, ndërsa edhe mbrojtësi tjetër Gabriel vuan nga një lëndim.

Kësisoj, me ardhjen e Mustafit mbrojtja e Arsenalit do të kishte një siguri më të madhe në prag të një sezoni të gjatë si në Premierligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.