Sport

Arsenali “shokon” Mustafin (Foto)

Arsen Wenger shumë shpejt do t’ia sjellë një konkurrent Shkodran Mustafit

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger, ia ka vërë syrin qendërmbrojtësit të Hull Cityt, Josh Tymon, raporton “Daily Mirror”.

Sipas tabloidit britanik, ekipi londinez do të tentojë ta transferojë 17-vjeçarin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Me ardhjen e Tymon, konkurrenca për Shkodran Mustafin do të shtohet, përcjell Express.

Megjithëkëtë, deri më tani qendërmbrojtësi shqiptar me sukses po luan te Arsenali, ku u transferua gjatë verës nga Valanecia. /Express/