Muzikanti i njohur është diagnostikuar me kancer në fyt.
Dave Mustaine kitaristi dhe bashkë themeluesi i grupit ‘Megadeth’ ka bërë të ditur lajmin e keq se është duke luftuar me kancerin, shkruan lajmi.net.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, artisti ndau me fansat e tij lajmin e dhimbshëm duke shkruar: “ “Jam diagnostikua me kancerin e fytit. Është diçka që duhet respektuar por unë kam hasur në pengesa. Unë jam duke punuar ngushtë me mjekët e mi dhe ne kemi hartuar një plan trajtimi për të cilin ata mendojnë se ka një sukses prej 90%. Trajtimi tashmë ka filluar. Për fat të keq, kjo kërkon anulimin e disa koncerteve këtë vit”, tha artisti.
“Unë jam aq mirënjohës për të gjithë ekipin tim, familjen, mjekët dhe anëtarët e grupit. Do t’ju mbaj të informuar me postime”, vazhdoi Dave. /Lajmi.net/