ShowBiz

Artisti turk ka dy fjalë për duetin me Shyhrete Behlulin

Sinan Akcil po sjell duet me Shyhrete Behlulin.

Shyhrete Behluli ka bashkëpunuar me Sinan Akcil për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, dyshja do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin, kurse titulli i saj është “Jam shqiptar” dhe u dedikohet shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

Ishte Shyhretja ajo e cila së fundi ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e klipit, skena të së cili janë xhiruar në Stamboll.

Pas saj, artisti turk përmes një postimi në Instagram shkroi “Shume shpejt …
Per te gjithe Shqipetaret,
motrat e vllezerit Shqipetar qe jetojne ne Turqi …”.

the authorGazetaKNN