ShowBiz

Asgjë e vërtetë në spekulimet për një lidhje mes Adea Pulës dhe djalit të presidentit, Endrit Thaçit!

Spekulime kanë qarkulluar ditët e fundit se djali i presidentit, Hashim Thaçi, Endriti, mund të jetë në një lidhje me modelen dhe këngëtaren, Adea Pula.

Ajo është pa dyshim një prej femrave më të komentuara dhe më të pëlqyera në rrjetet sociale dhe pa dyshim se sigurohet që ta ketë vëmendjen për vete.

E njëjta vlen edhe për djalin e presidentit, Hashim Thaçi, i cili gjithnjë zë vend në mediat shqiptare, kryesisht për jetën e shtrenjtë që ai bën.

Zëra të shumtë e spekulime të ndryshme qarkulluan ditën e enjte se pikërisht Adea Pula po shijon një romancë me Endritin, djalin e presidentit.

Literally this emoji 💃🏼❤️✨

A post shared by Adea Pula (@adeapula) on

Por, duket se këto spekulime dhe zëra kanë mbetur vetëm në suaza të tilla.

Burime të sigurta të Telegrafit konfirmojnë se nuk ekziston asnjë e vërtetë në këto zëra dhe se madje Adea nuk shoqërohet fare me djalin e presidentit, Endritin.

Adea Pula shpesh rrëmben vëmendjen e mediave në internet për linjat e saj perfekte trupore. Ajo konsiderohet si një prej femrave më seksi shqiptare.

Sot në promovimin e librit biografik për Babin në Londër #proud

A post shared by endritthaci (@endritthaci) on

Ndërkaq, djali i presidentit Endrit Thaçi më parë është përfolur për romanca me aktoren Arta Nitaj dhe modelen, Drita Stublla. /Telegrafi/