Aktuale

Asgjësohen 2600 bimë kanabis

Policia në Shqipëri ka asgjësuar 2600 bimë kanabis në fshatin Qarrisht”, ndërsa ka arrestuar 60-vjeçarin Bashkim Koçi dhe kryeplakun e fshatit Qarrisht, 46-vjeçarin Nuri Hasa.

Këta  shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Qarrisht, në vendin e quajtur “Qafë Kryq“, në  një zonë të mbuluar në Parkun Kombëtar “Shebenik  Jabllanicë”, u gjetën 2600 bimë kanabis sativa.

Koçi dhe Hasa akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.