Aktuale

Asgjësohen mbi dy milionë bimë narkotike në Shqipëri

Në vitin 2016 Policia e Shqipërisë ka asgjësuar mbi dy milionë bimë narkotike të zbuluara e të asgjësuara, prej të cilave 463 mijë kubikë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Policisë në Shqipëri, Haki Cako, i cili tha se gjatë gjithë kësaj periudhe janë kryer 1592 procedime penale të nisura, prej këtyre  400 autorë të identifikuar dhe  248 të arrestuar. Numërohen gjithsej 1260 operacione policie.

Po ashtu, në këto operacione janë angazhuar 8.900 forca policie me 2.630 mjete. Kostoja e këtij operacioni është mbi 520 milionë lekë.

Policia konfirmoi se janë mbledhur më shumë se 4700 informacione operative dhe në 225 raste informacionet operative janë shkëmbyer me agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët.