Sport

Askush nuk po e kupton Ronaldon

Real Madrid shënoi fitore të lehtë prej 3:0 ndaj Eibarit në Santiago Bernabeu, por tifozët ende nuk janë të kënaqur, sepse Cristiano Ronaldo po dështon të shënoi dhe nuk po tregon paraqitje të mira

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo po kalon momente shumë të vështira në fillim të këtij sezoni në La Liga (jo në Ligën e Kampionëve), sepse golat nuk janë në përputhje me nivelin e tij.

Sjelljet e tij gjithnjë e kanë tradhtuar atë. Për të mirë dhe për të keq. Ronaldo gjatë tërë ndeshjes ndaj Eibarit tregoi tension të vazhdueshëm, për çdo top që nuk arrinte te ai, për çdo goditje që nuk përfundonte në rrjetë.

Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshje sa ka luajtur, duke munguar në katër të parat, për shkak të dënimit.

Por, në Ligën e Kampionëve ai ka shënuar 5 gola në tre ndeshje, dallim i madh me paraqitjet e tij në La Liga dhe këtë askush nuk po e kupton.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do të përmirësojë paraqitjet e tij në ndeshjet e ardhshme të La Ligas. /Express/