Aktuale

Askush s’e merr përgjegjësinë për 63 milionë eurot e kërkuara nga “Bechtel Enka”

Përplasje në mes të deputetëve të LDK-së dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shkaktuar kërkesa e kompanisë “Bechtel Enka” për 63 milionë euro shtesë për autostradën Prishtinë-Han i Elezit, shkruan sot Koha Ditore.Përgjegjësinë për moszbatim të kontratës nuk e ka marrë asnjëra palë.

Lekaj ka thënë se këtë gjendje e ka gjetur në Ministri kur e ka marrë mandatin dhe e ka akuzuar Qeverinë e kaluar për neglizhencë në zbatimin e kontratës me këtë kompani.

Ndërkohë që deputetët e LDK-së kanë kërkuar sqarime për dallim të shifrës së pagesës shtesë për këtë autostradë. Sipas tyre, për vonesën prej një viti në përmbyllje të kontratës, Qeveria e kaluar ka pranuar të paguajë vetëm 14.7 milionë euro.