Aktuale

Asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje me koronavirus.

Kjo është konfirmuar me anë të një postimi në Facebook nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero.
Puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdoj tutje.

Përkitazi rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë, si dhe menaxhimin e mëtejmë të situatës së shkaktuar nga Covid-19, bidesuam sot me kryetarin e Junikut, z. Agron Kuçi gjatë vizitës që i bëmë kësaj komune.

Vizitova edhe QKMF-në e kësaj komune, ku nga afër pashë shërbimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor.

Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për Mjekësi familjare she Biokimi klinike.

Së shpejti do ndërmarrin edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore.

I falënderova mjekët dhe stafin shëndetësor për punën që po e bëjnë në këtë kohë të pandemisë.

Në këto takime, ishte i pranishëm edhe Ruzhdi Shehu, përfaqësues junikas dhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

the authorGazetaKNN