Aktuale

Asnjë rast me ethe hemorragjike në Malishevë

Në Malishevë, nuk ka asnjë rast me ethe hemorragjike.

Këtë e bëjnë të ditur me anë të një njoftimi për media nga Komuna e Malishevës duke shtuar se ky rezultat doli pas mbledhjes që pati sot Shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK)

“Këtë takim e ka drejtuar kryetari i shtabit, Liridon Hoti, ndërsa nga anëtarët e shtabit, u shpreh shqetësimi për mos realizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara, ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha”.

“Po ashtu, sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë, pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme, për shkak të kushteve atmosferike”, thuhet në njoftim.