Sport

Asnjëherë nuk është biseduar për ta shpallur të pavlefshëm sezonin në Premierligë

Klubet e Premierligës asnjëherë nuk diskutuar për mundësinë për ta shpallur të pavlefshëm sezonin, sipas shefit ekzekutiv të Brighton, Paul Barber.

Sezoni 2019/20 në Premierligë është pezulluar që prej 13 marsit për shkak të pandemisë koronavirus dhe kanë mbetur plot 92 ndeshje për ta vendosur fituesin e titullit, kualifikim në garat evropiane dhe rënien nga liga, transmeton Gazeta Express.

Barber këmbëngul se të gjithë 20 klubet e Premierligës mbesin tejet të përkushtuara për ta kompletuar sezonin, kurdo që të jetë e sigurt për t’u kthyer në fushë, por e pranon se sido që të përmbyllet sezoni do të ketë të meta.

I pyetur nga Sky Sport nëse është biseduar ndonjëherë për anulimin e tërësishëm të sezonit aktual, Barber tha: “Jo, nuk është biseduar”.

“Sipas pikëpamjes së të gjithëve, ne futemi në sezon me qëllim që t’i luajmë të gjitha 38 ndeshjet dhe këtë duam ta bëjmë duke i zhvilluar 19 ndeshje në shtëpi dhe 19 në udhëtim”, theksoi ai.

“Të gjithë jemi të përkushtuar ta përmbyllim sezonin nëse mundemi”, shtoi ai.

the authorGazetaKNN