Aktuale

Asociacioni temë diskutimi më 19 mars në Bruksel

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic tha sot se takimi i ardhshëm i delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun për normalizimin do të mbahet nga 19 deri më 21 mars.
Kocijancic tha se marrëveshja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe si dhe marrëveshjet e tjera tw arritura mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të implementohen pa vonesa të mëtejshme, shkruan agjencia serbe e lajmeve, beta.

“Që nga fillimi ne jemi të qartë për të dyja palët se marrëveshja për AKS-në duhet të zbatohet pa vonesë, gjë që vlen edhe për marrëveshjet e tjera, për shembull, për energjinë”, ka thënë Kocijancic, transmeton lajmi.net.

Kocijancic tha se BE pret angazhimin konstruktiv të të dyja palëve, sepse kjo është “në interes jo vetëm për të dy palët por edhe për të gjithë rajonin, si dhe për hapat e tyre të mëtejshëm në rrugën evropiane”. /Lajmi.net/

the authorE B