Aktuale

Astrit Dehari vdiq nga frymëzënia, nuk përdori barna (Video)

Dy ditë pas vdekjes, trupi i Astrit Deharit erdhi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

E për të bërë autopsinë e tij, janë angazhuar tre mjekë të këtij instituti, njofton Klan Kosova.

Pos këtyre familja e të ndjerit ka angazhuar edhe ekspertët, Besim Ymajn nga Shqipëria e Besim Latifin, mjekun kosovar që punon në Londër.

Edhe Vetëvendosje ku bënte pjesë Dehari, ka angazhuar mjeken Hatixhe Latifi Pupovci, njofton Klan Kosova.

Kur autopsia u bë u tha se Astrit Dehari  pësoi nga asfiksia, madje në trupin e viktimës ka disa gërvishje në fyt e duar.

Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetari Dibran Istrefi: