Aktuale

Atentat me armë zjarri në Shijak, objektivi ishte biznesmeni i njohur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në qytetin e Shijakut në Shqipëri, ku mësohet se nuk ka të lënduar.

Burime për “Panorama”, bëjnë të ditur se një person ka qëlluar ndaj makinës së biznesmenit të njohur Dashamir Gjoka.

Policia ka shkua në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit.