Aktuale

Atentati në Shkodër, identifikohet i plagosuri, ja emri

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku nga raportimet më të fundit mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine tip “BMË X5” me timon në krah të djathtë dhe nga breshëritë ka mbetur i plagosur Dorian Shtjefni.

Ai është dërguar në spital, por ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.