Ekonomi

ATK-ja konfiskon 143 printer jofiskalë dhe shpërndan mbi 133 mijë euro gjoba

Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën e fundit ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit se janë të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet, të pajisen me Arka Fiskale dhe ti shfrytëzoj në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Gjatë aktiviteteve të rregullta brenda orarit të punës dhe pas orarit, ATK-ja ka vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike për instalimin e pajisjeve fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me Udhëzimin dhe Ligjin, ka konstatuar mos zbatim të konsiderueshëm, i cili shkakton efekte negative në aktivitetet biznesore, klimë jo konkurruese dhe humbje për buxhetin e Kosovës. Për këtë arsye, ATK-ja ka konfiskuar 143 printerë jofiskalë si dhe ka lëshuar 782 gjoba në vlerë mbi 133 mijë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën e fundit ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit se janë të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet, të pajisen me Arka Fiskale dhe ti shfrytëzoj në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Departamenti i Operacioneve – drejtoritë rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, gjatë muajit Prill- Maj 2016 ka zhvilluar aktivitet shtesë pas orarit të punës për trajtimin e procesit të Fiskalizimit me Pajisje Elektronike Fiskale, si:

1. Instalimin dhe transmetimi i të dhënave nga pajisja Fiskale,

2. Lëshimi i Kuponëve Fiskal me qëllim të regjistrimit të çdo shërbimi/shitje dhe

3. Trajtimi/konfiskimi i printerëve jofiskal.

Në këtë periudhë janë realizua gjithsejtë 2681 vizita të tatimpaguesit, nga të cilat është konstatuar:

– Mos instalim i pajisjeve fiskale – 335 biznese,

– Mos transmetim i të dhënave – 638 arka fiskale,

– Pajisje jo fiskale – 143(printer jo fiskal).

Si rezultat i këtyre të gjeturave ATK-ja, ka ndërmarrë këto veprim:

– Janë konfiskua 143 printer jo fiskal dhe

– Janë lëshua gjithsejtë 782 gjoba, në vlerë 133,250.00€.

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë gjatë dhe pas orarit, me qëllim të verifikimit të instalimit dhe përdorimit të pajisjeve fiskale të të gjitha bizneset, të cilat ushtrojnë aktivitet ekonomik në Kosovë.

Leave a Reply