Sport

Aubameyang përfshihet në planet e Interit

Interi është duke planifikuar ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Nerazzurët mund të mbesin pa sulmuesin kryesor, Mauro Icardi, i cili kërkohet me ngulm nga Napoli.

Prandaj, shefat e klubit janë duke i shqyrtuar opsionet për zëvendësimin e tij.

Gazzetta dello Sport raporton se Aubameyang kryeson listën e dëshirave të klubit zikaltër.

Në rast se vendos ta shesë argjentinasin, Interi do të përfitojë para të majme dhe mund të investojë në një sulmues klasi.