Tech

Audi R8 E-tron që lansohet më 2017, filmohet rastësisht në Gjermani (Video)

Kohë më parë, Audi ka treguar për veturën elektrike dhe vet-vozitëse, që do ta lansojë në vitin 2017.

Pos konceptit se si do të duket, kompania nuk ka dhënë detaje se si do të duket kjo veturë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gjatë xhirimit të një emisioni televiziv, është filmuar pa dashje një veturë e kaltër, që dyshohet të jetë pikërisht ky R8 E-tron.

Sapo i kanë parë protagonistët e emisionit personat që ndodheshin në këtë Audi të parkuar, janë larguar me shpejtësi.

Ndryshe, kjo veturë do të ketë 455-kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 3.9-sekonda, dhe shpejtësia maksimale e saj do të jetë 250 km/h.

the authorSamir Dalipi