Rajon & Botë

Australia shënon rekord të shifrës ditore të viktimave të koronavirusit

Australia e ka shënuar ditën më vdekjeprurëse të pandemisë deri më tani pasi 21 viktima u regjistruan për 24 orë të mërkurën.

Të gjitha rastet e reja fatale u regjistruan në rajonin Viktoria, ku më herët gjatë këtij muaji u shpall gjendja e fatkeqësisë pas rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit.

Rekordi i mëparshëm u shënua vetëm një ditë më parë, kur u regjistruan 19 viktima, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Përpos vdekjeve, të mërkurën u regjistruan edhe 410 raste të infektimeve, raportuan autoritetet shëndetësore në Viktoria.

Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave, kryeministri rajonal tha se ka shenja që lakorja e infeksioneve ka filluar të ulet.

Australia ka arritur ta kontrollojë mirë përhapjen e koronavirusit në fazën e parë të pandemisë, duke shënuar shumë më pak raste se shtetet që kanë numër të përafërt të banorëve.

the authorGazetaKNN