Rajon & Botë

Austria ia ndalon hyrjen ministrit turk të Ekonomisë

Austria ia ka ndaluar hyrjen në këtë shtet ministrit të Ekonomisë së Turqisë Nihat Zejbekci që të marr pjesë në shënimin e një vjetori të puçit që ka ndodhur vitin e kaluar në Turqi, ka thënë sot zëdhënësi I Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë Thomas Shnel.

“ I është ndaluar hyrja sepse vizita nuk ka qenë e planifikuar si pjesë e tregtisë dypalëshe, por bëhet fjalë për paraqitjen e tij publike në ngjarjen që shënon tentimin e puçit”, ka thënë për AFP zëdhënësi Shnel.