Rajon & Botë

Austria në votime, favorit 31 vjeçari Kurz

Austria është duke votuar këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme.Favorit për të fituar është partia konservative – People’s Party (OVP) e drejtuar nga 31 vjeçari, Sebastian Kurz, shkruan BBC.

Partia e krahut të djathtë ekstrem FPO dhe Social Demokrate janë duke garuar për vendin e dytë, sipas sondazheve.Social Demokratët janë pjesë e koalicionit në ikje me OVP-në.Çështja e emigrantëve ka dominuar në fushatën e FPO dhe thuhet se ka shansin më të mirë ndër vite për tu rikthyer në qeveri.

Kjo parti për pak dështoi në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në dhjetor kur Norbert Hofer ishte mposhtur nga Alexander Va nder Bellen, që fitoi me 53 për qind.