Sport

Avdijaj përshëndet fansat me fanellën e Kosovës (Video)

Donis Avdijaj, sulmuesi i Schalkes, ka publikuar një video ku shihet me fanellën e Kosovës.

Edhe Donis Avdijaj ka konfirmuar se është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, nëpërmjet një video të publikuar në “Instagram”. Talenti i Schalkes shihet se ka të veshur fanellën e Kosovës.

Sulmuesi, i cili nga klubi gjerman vlerësohet 60 milionë euro, nuk do të ketë të drejtë të luajë ndaj Turqisë shkaku i dokumentacionit. Por, ai do të jetë gati për ndeshjen e marsit të vitit 2017 ndaj Islandës. /Express/