Aktuale

Avdullah Hoti reagon ndaj Serbisë: Ja si mund të ketë sukses agjenda e Qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti thotë se angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik dhe tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim.

Hoti përmes një shkrimi  në Facebook, pohon se agjenda e re e Qeverisë mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE.

“Angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re.

I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme.

Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE.

Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim.

Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare”, shkruan Hoti, përcjell gazeta “Bota sot”.

the authorGazetaKNN