Aktuale

Avokatët e aktivistëve të VV-së kërkojnë përjashtimin e prokurorit Islami

Ka nisur seanca gjyqësore për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës.

Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Atdhe Arifi,  ka kërkuar  përjashtimin e prokurorit të rastit Abdurrahim Ismajli.

Kërkesën e Ramiz Krasniqit e  ka përkrahur edhe Emrush Kastrati, avokat i të akuzuarit  Egzon  Haliti.

Lidhur me rastin akuzohen katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha.

I akuzuar për këtë rast ka qenë edhe Astrit Dehari, i cili humbi jetën në qendrën e paraburgimit në Prizren./kp