Aktuale

Avokati i familjes Dehari deklarohet për vdekjen e Makollit në Burgun e Lipjanit

Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është deklaruar për vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli në Burgun e Lipjanit.

Gashi ka thënë se Makolli ka qenë dëshmitar kryesor në rastin Dehari.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, avokati Gashi ka thënë se Makolli ka pasur shumë të thotë për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit.

Ky është shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

Vdes deshmitari kryesor ne rastin e vrasjes se Astrit DEHARIT

Ende pa u bere 6 muaj nga vrasje e Astritit per fat te keq ne burgun e lipjanit vdes deshmitari kryesore Naser Makolli.

Ky ka qene deshmitari i pare qe ne ora 15 e ka pare Astrititn ne qendren e paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016 kur jan kthyer te burgosurit nga shetitja …
Sipas shkresave te landes ky ka qene deshmitari i pare qe e ka pare Astritin pa ndjenja ne qelin e perbashket, keta kan qene ne te njejten dhome ne Qendrene e Paraburgimit ne Prizren

Naser Makolli ka dhene deklarat ne te cilen ka konfirmuar se dy jave para vdekjes Astriti aj ka qene i frikesuar shume.

Ky ka qene deshmitari prej te cilit Astritit ka kerkuar qe nese i ndodh diqka atij ne burg aj ti lajmeroj ne telefon prinderit e Astritit, gruan motren dhe disa shoke te tije.

Ky ka qene deshmitare qe ka dhene informate te shkruar se astriti ka qene i kercnuar ne burg…

Naser Makolli eshte transferuar nga burgu i Prizrenit 2 java pas vdekjes se Astritit

Ky deshmitar ka pas shume te thot per Vrasjen e Astritit…

Ka edhe gjera te tjera per kete deshmitar qe mjerisht vdiq sot ne burg…

the authorE B