Aktuale

Avokatit të Popullit i del problem me rregulloren e Kuvendit

Ankesat më të mëdha te Avokati i Popullit kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor dhe administratën. Avokati gjatë vitit 2016, ka rritur numrin e rekomandimeve për institucionet publike krahasuar me vitin 2015, por ka rritur edhe hetimet me vetiniciativë.

Këto i ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPress, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili ka thënë se problem mbetet trajtimi i raportit vjetor të Avokatit të Popullit në Kuvendin e Kosovës. Ai bëri të ditur se zyrtarisht kanë kërkuar që të ndryshohet rregullorja e brendshme e Kuvendit që është pengesë që të debatohet raporti në seancë plenare.Sipas Avokatit të Popullit qëllimi i kësaj është që Kuvendi të ndërmerr hapa konkret në mënyrë që të gjitha rekomandimet të zbatohen nga Qeveria.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari bëri të ditur se gjatë vitit 2016 hetimet me vetë-iniciativë janë rritur për 100 përiqnd, në krahasim me vitin 2015. Gjithashtu, ai bëri të ditur se ankesat nga ana e qytetarëve janë të llojllojshme. Avokati Jashari tha se nëse i referohen sistemit gjyqësor pjesa më e madhe e ankesave i referohen çështjeve që kanë të bëjnë me zvarritjen e proceduarve gjyqësore dhe mos ekzekutimit të vendimit gjyqësor.

Po ashtu, ai tha se në Institucionit e Avokatit të Popullit në mas të madhe janë të përfaqësuar edhe grupet e cenueshme. Ndërsa, ai bëri të ditur se në këtë Institucion është e përfaqësuar edhe e drejta e punës. Po ashtu, për KosovaPress, Avokati i Popullit Hilmi Jashari, bëri të ditur se më parë kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese një ligj i cili është miratu nga Kuvendi që ka të bëjë me kundërvajtjen në Kosovë dhe që kanë konsideruar se përbënë cenim të rëndë të parimeve kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare./KosovaPress/

the authorE B