Aktuale

Avokatja e Haradinajt flet për mundësinë e ankesës ndaj vendimit!

Avokatja franceze e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, ka reaguar pas vendimit të gjykatës franceze të Colmarit për lirimin e Ramush Haradinajt.

Lindon në reagimin e saj ka bashkangjitur një artikull ku bëhet e ditur me më shumë detaje rasti i Haradinajt.

Aty ndër tjera tregohet se Zyra e Prokurorit publik ka të drejtë ankese në afatin kohor prej pesë ditësh.

Haradinaj u ndalua me 4 janar nga policia franceze, pasi Serbia e akuzoi për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës serbe civile në Kosovë./Gazeta Metro/