ShowBiz

Azet publikon duetin e radhës me vëllanë, Albin

“Fast Life 2”, është lansuar nga Azet dhe Albi.

Reperi Azet kohën e fundit ka qenë shumë aktiv me këngë të reja, për të cilat ka bashkëpunuar me vëllanë, shkruan lajmi.net.

Dyshja publikuan “Fast Life 2”, këngë të cilës ia shoqëruan edhe videoklipin, ku të dy vëllëzerit shihen të veshur njësoj.

Gjatë javëve të fundit, dyshja kanë sjellë projekte të njëpasnjëshme, të cilave Azet ia solli edhe versionet e tjera duke bashkëpunuar me artistë të njohur.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Fast Life 2”, kënga më e re nga Azet dhe Albi, me produksion të Beatzarre, Djorkaeff, Joezee dhe Magestick.

the authorGazetaKNN