Aktuale

Babai rrah rëndë me shkop druri dy djemtë e tij në Viti

Dje fshatin Skifteraj të Vitisë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka treguar se është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti kishte rrahur me shkop druri dy djemtë e tij, shkruan lajmi.net.

Nga sulmi, viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

I dyshuari është me të meta psikike dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli