Rajon & Botë

Bagdad, arrin në 281 numri i të vdekurve nga sulmi

Zyrtarët irakianë kanë ngritur përsëri shifrën për numrin e njerëzve të vrarë në shpërthimin vetëvrasës të së dielës në Bagdad.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se deri më tani, numri i të vdekurve ka arritur në 281 nga sulmi, në shënjestër të së cilit ishte një kompleks pazari në lagjen e banuar me mysliman shia.

Ky numër i të vdekurve, para dy ditëve ishte 250, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Grupi xhihadist Shteti Islamik ka thënë se ishte pas bombardimeve vdekjeprurëse.

Militantët e pushtuan pjesë të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor dy vjet më parë, por forcat qeveritare kanë rifituar pjesën më të madhe të territorit./KosovaPress/