Sport

Balotelli dëshiron të kalojë te Manchester United

Sulmuesi italian i Liverpool, Mario Balotelli, ka thënë se dëshiron të ribashkohet me Jose Mourinho, duke kaluar te Manchester United.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ia ka bërë me dije Marios se ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhet të gjejë një klub të ri, përcjell Express.

Më herët gjatë këtij muaji, Goal pati raportuar se Balotelli ka pasur një takim me Mourinhon gjatë verës.