ShowBiz

Bamir Topi gjysh për herë të parë

Lajme të bukura vijnë nga familja e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Vajza e tij Etida, e martuar me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, mësohet të jetë në pritje të ëmbël. Kështu ka njoftuar ditën e sotme portal “iconstyle” sipas të cilit familjet po përgatiten për të mirëpritur këtë bekim.

Kjo do të jetë edhe hera e parë që kreu i Frymës së re Demokratike do të bëhet gjysh. Urime!