Rajon & Botë

Ban apel fuqive botërore: Ndaleni makthin në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka apeluar sot fuqive botërore që të bëjnë më shumë përpjekje që t’i japin fund makthit në Siri.

“Çfarë justifikimi mund të kemi për asgjë më pak se një aksion vendimtar për të ndalur kaosin? Aq më tepër  që ata që kanë ndikim të lejojë mizori të tilla për të vazhduar?”, ka pyetur Ban në seancën e jashtëzakonshme të  Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar  Sirisë.

“Thërras të gjitha palët që të bëjnë më shumë përpjekje që të ndalet ky makth”, ka thënë sekretari i OKB-së.