Aktuale

Banorët ankoheshin nga pleshtat, komuna e Gjilanit dezinfekton fshatin

Ditë më parë u raportua se banorët e fshatit Bresalc të komunës së Gjilanit janë në hall me numrin e madh të pleshtave.

Ata ishin prekur nga një valë e madhe e pleshtave që u liruan nga një femër dhish, rreth 500 metra larg shtëpive të tyre, transmeton Indeksonline.

Për këtë, sot ka reaguar drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, e cila ka dezinsektuar dhe dezinfektuar fermën e dhive dhe hapësirën ku është bërë deponimi i plehrave.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka thënë se kjo ka ardhur pas ankesave të banorëve të fshatit për prani të pleshtave dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Rajonal të Shëndetit Publik.

Xhemaili ka pohuar se Komuna kujdeset në vazhdimësi për shëndetin e qytetarëve të saj, në të gjitha format. /Indeksonline/