Sport

Barcelona ka një plan kundër Jose Mourinhos

Barcelona është e gatshme të reagojë kundër spekulimeve se Manchester United është duke u interesuar për mbrojtësin e tyre, Samuel Umtiti.

Mbrojtësi francez në këtë sezon është duke kaluar në formë shumë të mirë dhe tashmë ai është në radarin e Jose Mourinhos, shkruan Metro.co.uk, transmeton arbresh.info.

Umtiti ka një klauzolë të vendosur nga klubi katalan që është në vlerë prej 53 milionë funte.

Sipas Marca, Barcelona nuk dëshiron ta humbasë edhe një lojtar kyq të skuadrës sikur që e humbi Neymarin gjatë verës së kaluar edhe pse francezi vlen një çerek të shumës që PSG e pagoi për brazilianin.

Barcelona do t’ia ofrojë një kontratë të re, me pagë më të lartë dhe klauzolë të re.

Ish anëtari i Lyon është lojtari me pagën më të vogël në skuadër dhe kjo ka bërë që ai të mendojë për të ardhmen e tij.

Umtiti në këtë sezon ka startuar në nëntë ndeshje nga 11 të zhvilluara në La Liga. /arbresh.info/