AktualeSport

Barcelona sytë e shpresën te Lewandowski

Robert Lewandowski do të sjellë ‘’mentalitetin fitues’’ në Barcelonë sipas bashkëlojtarit të tij, Andreas Christensen.

Futbollisti polak tanimë gjendet në Miami për të kryer fazën e fundit të transferimit të tij te gjiganti spanjoll.

Lewandowski, do bashkohet me Barcelonën duke luftuar brenda dhe jashtë fushës, pasi rivali kryesor Real Madrid fitoi titullin, dhe problemet financiare të ekipit të cilit do i takoj ai, gjithmonë po shkaktojnë probleme.

Por Christensen është i bindur se sulmuesi, i cili shënoi 348 gola në tetë sezone në Bundesligë, do të ndezë futbollin spanjoll pas lëvizjes së tij.

“Ka qenë e lehtë për të që të integrohej në skuadër”, tha mbrojtësi  përpara një seance stërvitore të Barçës në Florida të jugut, ku morën pjesë rreth 1,000 tifozë.

“Ekipi ka qenë i mirë për t’i bërë lojtarët të ndihen të mirëpritur, por ai ka cilësitë dhe mentalitetin fitues që na nevojitet”.