Sport

Barcelonës i ofrohet mundësia e transferimit të Pogbës

Mesfushori francez duket se do të largohet nga Man Utd.

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

“Djatë e Kuq”, prej kohësh i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës, megjithatë palët duken larg arritjes së marrëveshjes.

Agjenti i futbollistit, Mino Raiola nuk ka humbur kohë dhe ka nisur ta sugjerojë klientin e tij tek disa top klube.

Sipas mediave spanjolle, së fundmi edhe Barcelonës i është ofruar mundësia e transferimi të Pogbës si futbollistë i lirë verën e ardhshme.

‘Blaugranët’ e duan transferimin e francezit, megjithatë nuk janë të sigurt nëese mund të përballojnë pagën e lartë të tij, si dhe komisionin e agjentit Raiola.

Në anën tjetër edhe Real Madridi ka shprehur interesim për 28-vjeçarin, të cilët janë në gjendje më të mirë financiare.

Man Utd do të përpiqet deri në fund ta bind Pogbën të nënshkruajë kontratën e re, pasi nuk duan ta humbin falas. /Lajmi.net/